Një milion makina të reja, 1,045,072 automjete për të qenë të saktë, janë regjistruar në vendet e BE-së në qershor, që është 17.8 për qind më shumë se qershorin e kaluar, bëri të ditur sot Shoqata e Prodhuesve Evropianë të Automobilave (ACEA).
Ky është muaji i 11-të radhazi i rritjes së numrit të makinave të reja të regjistruara në BE, shton ACEA.
Rritja nga viti në vit është shënuar në tregjet më të rëndësishme evropiane të makinave dhe është më e larta në Gjermani – 24,8 për qind, Spanjë – 13,3 për qind, Francë – 11,5 për qind dhe Itali – 9,1 për qind./FolDrejt/