BE thotë se nuk ka ende konkluzione konkrete në lidhje me raportet e mediave për përdorimin e pretenduar të kimikateve nga forcat ushtarake ruse në Mariupol, por gjithashtu thekson se, nëse akuza të tilla konfirmohen, nuk do të ishte hera e parë që Rusia përdor armë kimike ilegalisht.
“Ata që janë përgjegjës për përdorimin e kimikateve si armë do të mbajnë përgjegjësi. Për fat të keq, kjo nuk është hera e parë që bota dëgjon për përdorimin e paligjshëm të armëve kimike nga autoritetet ruse të sigurisë”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Nabila Masrali.
Në Bruksel thonë se po monitorojnë nga afër situatën pasi mediat raportojnë se ushtarët ukrainas, të vendosur në mbrojtjen e Mariupolit, kanë shfaqur simptoma të helmimit me kimikate./FolDrejt/