Zëdhënësi i Komisionit Evropian tha sot se nuk ka pasur presion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë marrjes së vendimit që kërkon që punonjësit e atij organi të heqin aplikacionin kinez TikTok nga telefonat zyrtarë.
I pyetur për një ndalim të mundshëm të aplikacionit të mesazheve popullore të Kinës WeChat, një zëdhënës i KE tha se ende nuk ishte diskutuar.
Gjatë konferencës së pasdites, ai nuk dha detaje të mëtejshme se si shërbimet teknike të Komisionit do të zbatojnë vendimin për ndalimin e TikTok-ut dhe mbikëqyrjen e zbatimit të tij, transmeton Fol Drejt.