Josep Borrell duke folur para gazetarëve që morën pjesë në ditën e dytë të takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE-së në Pragë.
BE – ja nuk duhet të duket se nuk është dakord për çështjen e ndalimit të hyrjes së turistëve rusë në territorin e saj , tha sot kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, duke u bërë thirrje vendeve anëtare të gjejnë gjuhën e përbashkët, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
“Ne duhet të arrijmë një marrëveshje dhe një vendim politik,” u tha Borrell gazetarëve në margjinat e ditës së dytë të një takimi jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE-së në Pragë.
“Unë do të punoj për unitet (…) Nuk kemi vend për t’u parë si mosmarrëveshje për një çështje kaq të rëndësishme, që ka të bëjë me marrëdhëniet midis popujve, midis shoqërisë ruse dhe popujve evropianë,” shtoi ai./FolDrejt/