Numri i të punësuarve në sektorin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK) në BE është rritur me 57.8 për qind nga viti 2012 deri në vitin 2022, njoftoi Eurostat.
Në vitin 2022, 9.4 milionë njerëz punonin në sektorin e TIK, pra 4.6 për qind e fuqisë punëtore të BE-së, përcjell Fol Drejt.
Përqindja më e madhe e ekspertëve të TIK-ut në vendet e BE-së u regjistrua në Suedi – 8.6 përqind e fuqisë punëtore të vendit, e ndjekur nga Luksemburgu – 7.7 përqind dhe Finlanda – 7.6 përqind./FolDrejt/