Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të bien dakord për një mision për të trajnuar 15,000 trupa ukrainase nga muaji i ardhshëm dhe një financim shtesë prej 500 milionë eurosh për dërgesat e armëve në Kiev kur të takohen në Luksemburg.
Dy zyrtarë të lartë të BE-së thanë se trajnimi ushtarak do të fillojë në mes të nëntorit dhe do të zhvillohet në territorin e BE-së në një qendër në Poloni dhe një tjetër në Gjermani, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Më parë, disa vende të BE-së kanë udhëzuar tashmë trupat ukrainase se si të përdorin armë specifike, gjë që do të vazhdojë.
Ministrat pritet gjithashtu të shtojnë 500 milionë euro të tjera (486 milionë dollarë) në një fond që rimburson shtetet anëtare të BE-së për armët e dorëzuara në Ukrainë, duke e çuar shumën totale të destinuar për armët për Kievin në mbi 3 miliardë euro./FolDrejt/