Do të ishte një “vijë e kuqe” e pastër për Kinën që t’i dorëzojë armët Rusisë, tha të premten një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian, duke shtuar se BE-ja do të përgjigjet me sanksione, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Deklarata i bëri jehonë komenteve të kancelarit gjerman Olaf Scholz të enjten, i cili paralajmëroi Pekinin kundër ofrimit të një ndihme të tillë për Moskën ndërsa ajo vazhdon të luftojë në Ukrainë.
“Mos i jepni asnjë armë Rusisë agresore”, tha Scholz në një fjalim në parlamentin gjerman përpara një takimi me presidentin amerikan Joe Biden në Uashington të premten.
Scholz dhe Biden pritet të diskutojnë konfliktin aktual si dhe Kinën kur të takohen në Shtëpinë e Bardhë. Kina mohon çdo qëllim për të armatosur Rusinë. /FolDrejt/