Bashkimi Evropian (BE) në mënyrë që të sigurojë mbështetje ekonomike për Moldavinë planifikon të pezullojë për 1 vit kuotat dhe taksat doganore për të gjitha produktet e importuara nga vendi.
Komisioni Evropian (KE) njoftoi se propozimi i rregullores që përfshin pezullimin e taksave të importit dhe kuotave ndaj Moldavisë, u është prezantuar vendeve anëtare dhe Parlamentit Evropian (PE), shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Sipas kësaj, nuk do të zbatohen në një afat prej 1 viti kufizime tregtare të ndryshme si taksa dhe kuota ndaj produkteve që Moldavia eksporton në vendet e BE-së.
Edhe vitin e kaluar një praktikë e ngjashme u vendos në zbatim për 1 vit duke përfshirë produkte në numër të kufizuar.
Propozimi i fundit përfshin heqjen e kufizimeve të produkteve dhe zgjatjen e praktikës.
Lufta Rusi-Ukrainë vendosi në vështirësi edhe ekonominë e Moldavisë. Me lirinë tregtare në fjalë, BE-ja synon të sigurojë mbështetje ndaj ekonomisë së Moldavisë./FolDrejt/