Në kohën kur BE është larg kompromisit për të caktuar shefin e ri të BE, pasardhësin e Jean-Claude Junker, një koment interesant vjen nga televizioni publik zviceran “SRF”.
Në kohën kur shtetet e Europës Lindore (Hungaria, Çekia dhe Polonia) kundërshtojnë përzgjedhjen e socialdemokratit Frans Timmermanit në krye të BE, kjo pasi ata kanë qeveri të djathta ekstreme, në anën tjetër edhe shtetet si Kroacia, Letonia, Rumania bile edhe Irlanda kundërshtojnë përzgjedhjen e Donald Tusk në krye të presidencës – me pretekstin se forcat e djathta janë triumfatore në zgjedhje e fundmajit dhe ata duhet të përzgjedhin shefin, informon foldrejt.com, analizën e SRF.
Kjo rezistencë tregon edhe humbjen e pushtetit të kancelares gjermane Angela Merkel, e cila sëbashku me presidentin francez Emanuel Macron mbështesnin propozimin e Tusk.
Sipas SRF, Merkel nuk e ka në kontroll as edhe vetë partinë e saj, e cila tashmë ka një shefe tjetër Annegret Kramp Karrenbauer./Foldrejt.com