BE po planifikon të zgjasë masat e saj për reduktimin e konsumit të gazit në dimrin e ardhshëm për të rimbushur rezervat, kanë thënë ministrat e energjisë të bllokut, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Përballë rritjes së kostove të energjisë pasi Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar, blloku 27-anëtarësh ranë dakord korrikun e kaluar për të reduktuar përdorimin e gazit midis gushtit 2022 dhe marsit 2023 me 15 për qind.
Sipas agjencisë së statistikave të BE-së, Eurostat, konsumi i gazit në BE ra me 19.3 për qind midis gushtit dhe janarit, krahasuar me të njëjtën periudhë midis 2017 dhe 2022.
Rregullorja e BE-së e miratuar vitin e kaluar skadon në fund të marsit, tha komisioneri i BE-së për energjinë Kadri Simson, duke shtuar se Komisioni e konsideron “vazhdimin e reduktimit të kërkesës një opsion pa keqardhje”.
Vendet anëtare të BE-së do të duhet të bien dakord për çdo objektiv të ri për reduktimin për dimrin e ardhshëm, me Gjermaninë, ekonominë më të madhe të BE-së, që kërkon një objektiv më të lartë se 15 për qind. /FolDrejt/