Bashkimi Evropian po përgatitet të prezantojë një paketë të re të 10-të të sanksioneve kundër Rusisë më 24 shkurt, në përvjetorin e sulmit rus ndaj Ukrainës.
Sipas njoftimeve, bëhet fjalë për një paketë që do të fokusohet në teknologjinë që mund të përdorë ushtria ruse dhe mënyrat për të reduktuar evazionin e sanksioneve, përcjell Fol Drejt.
Siç shkruan sot portali evropian Politico, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur këtë fundjavë me ambasadorët e BE-së për planet e Komisionit për sanksionet e 10-ta kundër Rusisë./FolDrejt/