Bashkimi Evropian është duke punuar në përgatitjet për futjen e sanksioneve kundër anëtarëve të juntës që mori pushtetin në Niger muajin e kaluar, njoftoi sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell.
“Kur të vendosë për sanksionet, BE-ja do të përpiqet të pasqyrojë masat e marra nga ECOWAS (Organizata Ekonomike e Shteteve të Afrikës Perëndimore),” tha Borrell në një konferencë shtypi pas një takimi të ministrave të mbrojtjes të Bashkimit Evropian në Toledo, Spanjë, sipas Reuters.
Ai shtoi se nesër në takimin e ministrave të punëve të jashtme të BE-së do të propozojë krijimin e një kuadri ligjor për vendosjen e sanksioneve ndaj përgjegjësve për grushtin e shtetit.