Komisioni Evropian pret të arrijë një kthim prej rreth 2.6 për qind nga investimi i fondeve që i përkasin Bankës Qendrore të Federatës Ruse, të cilat janë ngrirë nën sanksionet e BE-së, thuhet në një dokument të siguruar nga “Politico”.
BE-ja ka shqyrtuar opsionet ligjore për përdorimin e rezervave të ngrira të këmbimit valutor ruse, duke përfshirë investimin e tyre për të gjeneruar kthime që mund të përdoren për të financuar rindërtimin e Ukrainës, përcjell Fol Drejt.
Një përpjekje e tillë e paprecedentë ngre pyetje ligjore, politike dhe ekonomike dhe vendet e BE muajin e kaluar ngritën një grup pune për të shqyrtuar se çfarë mund të bëhet./FolDrejt/