Sipas La Repubblica Bashkimi Evropian (BE), po planifikon të propozojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë.
Sipas raportimit të mediumit në fjalë, parashikohet që paketa të miratohet në javët e ardhshme.
Nëse miratohet, do të ishte paketa e shtatë e sanksioneve.
“Propozimi mund të përfshijë kufizime në importet e arit, masa për të përmirësuar sanksionet e mëparshme dhe lista të mëtejshme të individëve dhe subjekteve” – citohet të ketë thënë një burim amerikan.
Kjo nuk është hera e parë që BE vendos sanksione kundër Rusisë./FolDrejt/