Bashkimi Evropian (BE) do të krijojë një institucion të ri për të luftuar me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.
Këshilli i Evropës njoftoi se u arrit dakordim mbi rregulloren e negociuar mes vendeve anëtare dhe Parlamentit Evropian (PE) e cila synon luftën me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Sipas kësaj do të krijohet një institucion i ri evropian për të luftuar me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Ky institucion do të ketë kompetencë direkt dhe indirekt mbi institucionet përgjegjës në sektorin financiar.
Autoriteti i ri do të rrisë efektivitetin e kuadrit të luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duke krijuar një mekanizëm të integruar me kontrollorët kombëtar për të siguruar që institucionet përgjegjëse të respektojnë legjislacionin.
Institucioni i cili përveç financave do të ketë një rol mbështetës edhe për çështjen e sektorëve të tjerë, do të koordinojë njësitë e inteligjencës financiare në vendet anëtare dhe do të jetë në gjendje të vendosë gjoba në para në rast të shkeljeve serioze, sistematike ose të përsëritura të rregullave.
Rregullorja, do të hyjë në fuqi duke u publikuar në Fletoren Zyrtare të BE-së pas miratimit zyrtarisht nga vendet anëtare dhe të PE-së.
Nuk është marrë ende vendimi se ku do të krijohet institucioni.