Bashkimi Europian rriti sot ndihmën humanitare për personat më të rrezikuar në Autoritetin Palestinez me tetë milionë euro duke e çuar totalin në 34,4 milionë euro këtë vit.
Financimi shtesë do t’i dedikohet mbështetjes për viktimat e fundit të dhunës.
Financimet humanitare të Bashkimit Europian për vitin 2021 do të ndihmojë për mbrojtjen e palestinezëve më të rrezikuar, për të dhënë një asistencë jetësore dhe për të mbrojtur dinjitetin njerëzor.
Pas njoftimit të një armëpushimi, një akses humanitar urgjent është tashmë jetësor për të lehtësuar vuajtjet e shumë viktimave të pafajshme.
”Asgjë nuk mund të kthejë pas shumë jetë civilësh që janë vrarë në këtë konfliktin e fundit dhe ne jemi të tronditur nga vdekja e kaq shumë fëmijëve, 11 prej të cilëve në Gaza”, deklaroi komisioneri për menaxhimin e krizës, Janez Lenarcic.
“BE mban një mbështetje themelore për programet e mbrojtjes, të kujdesit shëndetësor, arsimit, aksesit me ujë të pijshëm dhe këmbënguli në respektimin e të drejtës ndërkombëtare humanitare dhe nuk mund të pranojë zhvendosjen me forcë të civilëve nga shtëpitë e tyre dhe shkollat e tyre janë shkatërruar.