Bashkimi Evropian ka rënë dakord të nisë Misionin e Asistencës Ushtarake në mbështetje të Ukrainës për të ofruar trajnime individuale, kolektive dhe të specializuara për Forcat e Armatosura të Ukrainës, sipas Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell më 17 tetor, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Sulmet nuk do të lëkundin vendosmërinë tonë për të mbështetur Ukrainën, por vetëm do ta përforcojnë atë”, tha Borrell. Sipas zyrës për shtyp të Këshillit të BE-së, misioni i ndihmës ushtarake synon “të kontribuojë në rritjen e aftësisë ushtarake të Forcave të Armatosura të Ukrainës… në mënyrë që të lejojë Ukrainën të mbrojë integritetin e saj territorial brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”. Më 17 tetor, Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba iu drejtua Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, duke kërkuar më shumë mbrojtje ajrore, municione dhe duke bërë thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit për sigurimin e dronëve për Rusinë. /FolDrejt/