Ministrat e jashtëm të BE-së që u takuan të hënën në Bruksel miratuan sanksione të lidhura me shkeljen e të drejtave të njeriut në Kinë, Mianmar dhe Rusi, ndërsa blloku po zgjeron masat që vënë në shënjestër shkeljen e të drejtave të njeriut në nivel global.
27 vendet anëtare të BE-së do të vendosin katër zyrtarë kinezë dhe një entitet të drejtuar nga shteti në një listë të zezë për shtypjen nga Pekini të pakicës ujgure.
Masa simbolike, e raportuar nga diplomatët e BE-së dhe që pritet të shënohet në fletoren zyrtare të BE të hënën më vonë, bëhet hera e parë që Brukseli godet Pekinin për abuzimet e të drejtave të njeriut që kur Evropa vendosi një embargo armësh në vitin 1989 për shkak të shtypjes së protestës në Sheshin Tiananmen.
Ministria e jashtme e Kinës ka paralajmëruar se Pekini do të “reagojë me një dorë të fortë” kundër çdo ndëshkimi mbi veprimet e tij në rajonin perëndimor të Xinjiangut.
Masat janë pjesë e një pakete sanksionesh për të drejtat e njeriut që kanë në shënjesët dhjetëra individë në Rusi, Korenë e Veriut, Eritre, Sudanin e Jugut dhe Libi, thanë diplomatët.