Paketa e gjashtë e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Moskës, si përgjigje ndaj sulmit rus ndaj Ukrainës, pritet shumë shpejt, tha sot Komisioneri Evropian për Energjinë Kadri Simson.
Ajo tha se ende nuk është konfirmuar data e saktë e miratimit të masave të reja, pasi ato do të kërkojnë miratimin e të gjitha vendeve të BE-së, siç ishte rasti, siç ka deklaruar për paketat e mëparshme të sanksioneve kundër Rusisë, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Aktualisht nuk ka marrëveshje në Bashkimin Evropian për futjen e një ndalimi të plotë të importit të burimeve ruse të energjisë, si gazi dhe nafta, tha dje Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Borell./FolDrejt/