Ajo që ishte paralajmëruar dhe pritej, tash është fakt. Nuk do ketë zgjerim të Bashkimit Europian mbi Ballkanin Perëndimor dhe kjo zyrtarisht për shkak të kontestit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore, por në fakt, shumë analistë perëndimorë e lidhin problemin edhe me dëshirën e shumë shteteve që të mos ketë më zgjerim, duke mbështetur indirekt Bullgarinë për veton, informon foldrejt.com.
Më së shumti nga kjo është prekur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, që nuk kanë plan B, por edhe qytetarët e këtyre vendeve që mund të bien pre e qeverive autokratike, pasi urdhri i BE s’do ketë ndikimin e duhur te liderët tanë.
Poashtu është shqetësuar edhe Gjermania e kancelares Angela Merkel, e cila udhëhiqte me Këshillin e Europës, por ishte e pafuqishme të bind Bojko Borisovin dhe shtetet tjera skeptike. Vlen të theksohet, se BE së fundi ka konteste të shumta të brendshme, veçanërisht me Poloninë dhe Hungarinë, të cilat nuk kanë votuar buxhetin ndihmës si pasojë e Covid19.
Duhet të theksojmë se Maqedonia e Veriut dikur ishte barabar me Kroacinë në procesin e integrimit europian (2004), kurse më pas doli pas Shqipërisë. Në dy vitet e fundit, Maqedonia e Veriut vlente si shembull model për reformat europiane, por përsëri nuk u shpërblye nga Europa. A duhet akoma të shpresojmë për BE?/Foldrejt.com