Jemi në një luftë energjetike me Rusinë, këshilli do të mblidhet sa më shpejt të jetë e mundur, tha kryeministri çek Petr Fiala.
Kryeministri i Republikës Çeke, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian këtë semestër, tha sot se vendi i tij do të thërrasë një takim urgjent për t’u marrë me krizën energjetike të lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Presidenca çeke “do të thërrasë një takim urgjent të ministrave të energjisë për të diskutuar masat specifike emergjente për të adresuar situatën në sektorin e energjisë,” tha kryeministri Petr Fiala në një postim në Twitter .
Zvogëlimi i furnizimeve dhe shqetësimi për të ardhmen kanë bërë që çmimet e energjisë të rriten në qiell në Evropë.
“Ne jemi në një luftë energjetike me Rusinë dhe kjo po dëmton të gjithë BE-në,” tha ai./FolDrejt/