Udhëheqësit e BE-së synojnë të krijojnë një “fond besimi” për Ukrainën ndërsa vendi lufton pushtimin e Rusisë. Qëllimi është për ta ndihmuar atë të rindërtohet pas luftës, sipas një draft dokumenti të siguruara nga Agence France-Presse.
Liderët nga blloku 27-vendesh takohen në Bruksel të enjten për një samit dy-ditor të fokusuar në trajtimin e pasojave nga sulmi i Kremlinit ndaj Ukrainës, shkruan The Guardian.
“Duke pasur parasysh shkatërrimin dhe humbjet e mëdha që i ka sjellë Ukrainës nga agresioni ushtarak i Rusisë, Bashkimi Evropian është i përkushtuar t’i ofrojë mbështetje qeverisë ukrainase për nevojat e saj urgjente dhe, pasi të ketë pushuar sulmi rus, për rindërtimin e një Ukraine demokratike”, thuhet në draft-konkluzionet e takimit.
“Për këtë qëllim, Këshilli Evropian pranon të krijojë një Fond të Mirëbesimit të Solidaritetit të Ukrainës dhe bën thirrje që përgatitjet të fillojnë pa vonesë”.
Drafti, ende në negociata, nuk dha detaje të mëtejshme mbi madhësinë e planifikuar ose funksionimin e fondit. BE-ja ka rënë dakord tashmë për 1.2 miliardë euro në financim emergjent për të ndihmuar autoritetet ukrainase. /FolDrejt/