Vendet e Bashkimit Evropian kanë vendosur të ngrijnë asetet e tre individëve iranianë dhe një entiteti përgjegjës për dërgesat e dronëve kamikaz në Rusi, njoftoi më 20 tetor Presidenca çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian. Sipas saj, sanksionet do të hyjnë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare të BE-së “këtë pasdite”, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
BE thuhet se planifikon të zgjerojë sanksionet për katër entitete të tjera që ishin përfshirë tashmë në një listë të mëparshme sanksionesh.
Sipas Interfax Ukraine, lista e sanksioneve përfshin Shahed Aviation Industries, prodhues të dronëve kamikaze me të njëjtin emër. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar gjithashtu për zbatimin e sanksioneve kundër “të gjithë të përfshirëve” në furnizimin e Rusisë me dronë kamikaz të prodhuar nga Irani. /FolDrejt/