Bashkimi Evropian vendosi sanksione kundër shtatë personave nga Moldavia për veprimet e tyre që destabilizuan dhe minuan integritetin territorial të asaj ish-republike sovjetike, e cila kufizohet me Ukrainën.
Sanksionet u njoftuan të martën, përpara mbërritjes së më shumë se 40 liderëve evropianë në Kishinau, të cilët pritet të shprehin mbështetjen e tyre për Moldavinë dhe qeverinë e saj properëndimore, e cila ka dënuar agresionin rus kundër Ukrainës, në një takim të enjten. raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
BE-ja e ka ndihmuar Moldavinë që kur presidentja Maja Sandu erdhi në pushtet në vitin 2020 dhe është njoftuar se do të dyfishojë mbështetjen makroekonomike për atë vend në 290 milionë euro./FolDrejt/