Këngëtarja me origjinë shqiptare (Bleta) Bebe Rexha ndodhet për vizitë në Gjermani, ku ka thithur interesimin e mediave të këtij vendi, shkruan foldrejt.com. E ndodhur në suitën e hotelit luksoz të Hamburgut „The Fontenay“, ajo sqaron publikun se është “Bebe Rexha dhe se e don feminitetin e saj.”
E njohur për fjalën troç me tifozët e saj, ajo nga Gjermania porositi se “askush nuk është perfekt dhe se dëshiron të jetë kjo që është me të mirat dhe të këqiat e saj.”
Më tej Bebe Rexha flet për thyerjen e tabusë me muzikën e saj, ngjashëm si dikur vepronte Madona. Në këngën e saj „Last Hurrah“ ka si temë drogën, pornografinë dhe dhunën. Kjo ka sjell një barriarë mes saj dhe babait të saj nga Dibra e Maqedonisë, i cili është kundër skenave te tëpërta me lakuriqësi.
“Për atë unë çdoherë do mbetem vajza e shtrenjtë e vogël,” thotë Rexha, për Berliner Kurier. Më tutje Rexha thotë se në jetë duhet të gjesh balancat. “Unë nuk besoj në Zot, por në energjitë.”
Babai kishte tentuar të mos e fus vajzën e tij në botën e muzikës, por dështoi. Për krahasim nga babai, nëna e kishte mbështetur Beben prej në kohën kur kishte mësuar instrumentet muzikore.
Tashmë Bebe Rexha është hiti më i njohur për shumë vende të botës. Mirë apo keq që nuk mori këshillën e babait?/Foldrejt.com