Kuptohet që hierarkia në Santiago Bernabeu është e hapur për të shitur lojtar këtë verë në vend se ta humbasë atë falas në vitin e ardhshëm
Pronari i Inter Miami, David Beckham ka qenë në kontakt me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez për të shqyrtuar mundësinë e nënshkrimit të James Rodriguez, transmeton Goal.
Beckham ka nje marrëdhënie të fortë me Perez, i cili e solli ish-kapitenin e Anglisë në Santiago Bernabeu si një nga transferet e tij ‘Galactico’ nga Manchester United në 2003.
Në të vërtetë, kuptohet se Perez është i gatshëm të negociojë për kolumbianin, duke e mbajtur derën hapur për shitjen e një lojtari që pati shume pak paraqitje nën administrimin e Zinedine Zidane.
Burime pranë klubit i kanë thënë Goal.com që Beckham e konsideron 28-vjeçarin si një futbollist të shkëlqyeshëm, përkundër formës jo të mire në Madrid, nënshkrimi i tij do ti sillte klubit sponsor të ri.
Mbetet të shihet nëse kolumbiani do largohet nga liga e Europes, për në MLS.