Futbollisti legjendar anglez David Beckham (47) foli për jetën dhe luftën e tij me çrregullimin obsesiv-kompulsiv (OCD) në serinë e ardhshme dokumentare të Netflix, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Beckham ka folur më shumë për shëndetin e tij mendor, duke u thënë më parë fansave se duhet t’i mbajë gjërat në mënyrë të drejtë dhe të qetë, por problemet e tij në fakt janë shumë më të thella.
OCD bën pjesë në grupin e çrregullimeve të ankthit, dhe karakterizohet nga shfaqja e mendimeve obsesive dhe veprimeve kompulsive. Njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim e kuptojnë irracionalitetin e veprimeve të tyre dhe i duken të pakëndshme, por nuk mund t’i parandalojnë.
Beckham thotë se ai jeton me OCD, gjë që e bën atë të kalojë orë e orë të tëra çdo natë duke pastruar shtëpinë e tij. Ai qëndron aq shumë saqë i lustron qirinjtë për një kohë të gjatë pasi të gjithë anëtarët e familjes së tij kanë shkuar për të fjetur, madje në një moment ai kritikoi edhe gruan e tij Victoria Beckham (49) për vendosjen e kripës aty ku nuk i takon.
“Unë pastroj kaq mirë, por nuk jam i sigurt që gruaja ime e vlerëson aq shumë. Kur të gjithë shkojnë në shtrat, unë eci përreth, pastroj qirinjtë, vendos dritat në mjedisin e duhur, sigurohem që gjithçka është e rregullt. E urrej kur zbres ne mengjes dhe jane akoma aty kupa, pjata… Ndonjehere eshte e lodhshme te shkosh rreth cdo qiriri dhe ta pastroj. Pres dyllin e qiririt, pastroj goten perreth… E di, tingellon e çuditshme”, tha Beckham, siç raportohet nga Mirror.
Familja Beckham jeton në një rezidencë prej 25 milionë funtesh në Holland Park të Londrës, të cilën e blenë në vitin 2013 dhe që ka tetë banja, shtatë dhoma gjumi, një palestër dhe një spa.
Përafërsisht një për qind e popullsisë së botës vuan nga OCD, që është rreth 70 milionë njerëz.
Netflix thotë se filmi i ri i Beckham do të mbulojë jetën e tij nga rrënjët e tij të klasës punëtore në Londrën Lindore deri në pushtimin e botës. /FolDrejt/