Në vitin 1991 ajo si 32 vjeçare u aksidentua rëndë në një magjistrale të Emirateve të Bashkuara Arabe. 27 vjet më vonë, ajo zgjodhet dhe përherë të parë përmend emrin e djalit të saj.
“Kurrë nuk u dorëzova dhe besoja se një ditë ajo do zgjohet,” tha djali, që tani ka arritur moshën 32 vjeçare.
Aksidenti ndodhi mes një automjeti dhe autobusi. Nëna shtrëngoi fort djalin e saj, që atëkohë kishte 4 vjet, dhe arriti ta shpëtojë me lëndime të lehta. Megjithatë, vetë mori dëmtime të rënda në tru dhe mbeti në koma deri në 2019.
Për shkak të trajtimit më të miri, ajo u dërgua në spitalin gjerman Bad Aibling, ku edhe do zgjohej pas 27 vitesh.
Neurologu Klaus Jahn thekson se është e mundur që të zgjohesh nga koma 1,2,3 deri në 5 vjet, por rrallë ndodh që të zgjohesh pas 27 vitesh, shkruan foldrejt.com.
“Ky është një rast i rrallë, që tregon për cilësinë e përkujdesjes në shëndetësi,” thotë për “Die Welt” doktori tjetër gjerman Armin Nentvig.
Në Gjermani ndodhet rreth 7000 pacientë në koma dhe që të gjithë shpresojnë që do kenë fatin e 59 vjeçares nga Emiratet./Foldrejt.com