Barcelona thuhet se do të futet në fushën e lojës në fundjavë ndaj Real Madrid me një fanellë speciale.
Katalanasit do të kenë një fanellë speciale në nder të reperit Drake. Këngëtari kanadez u bë i pari që kaloi shifrat 50 miliardë transmetime në “Spotify” dhe duke qenë se kjo kompani është sponsori kryesor i Barcelonës, logoja e këngëtarit do të jetë në fanellë.
Synimi i këtij veprimi thuhet se është qëllimi për të bashkuar futbollin me muzikën.
Drake u shpreh i lumtur duke thënë: “Kjo nuk duket e vërtetë, por është.”/FolDrejt/