Aleanca Kosova e Re ka pasur 63 mijë e 195 euro të hyra brenda vitit 2021, shkruan Fol Drejt.
Partia e Behgjet Pacollit, ashtu sikurse të gjitha partitë ka pasur më shumë shpenzime se të hyra.
AKR-ja në vitin e kaluar i ka pasur 90 mijë e 685 euro e gjashtë centë shpenzime.
Sipas të dhënave të KQZ-së, kjo i bie që kjo parti i ka 27 mijë e 490 euro e gjashtë centë deficit.