Në Kuvendin e Kosovës, në seancën e sotme parlamentare, po diskutohet për situatën në veri, dialogun dhe përgjithësisht sigurinë në vend, shkruan Fol Drejt.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha ka thënë se në vend të Kryeministrit Kurti në këtë seancë ka dashur të vijë ambasadori amerikan, “sepse ai kish më shumë informata prej mekanizmave shtetëror të sigurisë, se sa vetë kryeministri.”
Berisha e ka akuzuar Qeverinë Aktuale për papërgjegjshmëri. Ndër të tjera ai ka kërkuar nga Kurti që ta lë mënjanë propagandën:
“Propaganda iu ka shërbyer liderëve komunistë, edhe kanë qëndruar shumë gjatë në pushtet…, por ti nuk e ke at fat sepse populli ka 20 vite që po jeton në vlerat e lirisë” – ka thënë Berisha.
Mirëpo Berishës i është kundërpërgjigjur Berishës duke i thënë se, nuk është çudi nëse një ambasador amerikan ka informacione më shumë për situatën në Kosovë, se sa një kryeministër:
“Ata kanë ambasadë edhe në Beograd!” – ka thënë ai./FolDrejt/