Opinionisti i mirënjohur Jusuf Thaçi në një reagim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se qeveria e tanishme më nuk ka legjitimitet për ta udhëhequr vendin, shkruan Fol Drejt.
“Bazuar në atë që deklaroi sonte kryeministri Kurti në RTK në lidhje me Zajdenicën/Asociacionin, që prej sonte kjo qeveri më nuk ka legjitimitet të qeverisë me vendin, sepse nuk përfaqëson më atë që e ka proklamuar në zgjedhje (edhe para zgjedhjeve) në lidhje me Zajdenicën, bile tashmë përfaqëson të kundërtën e asaj që ka premtuar në zgjedhje” – ka shkruar ndër të tjera Thaçi.
Ai më tutje ka thënë se relativizimet të cilat po i bëhen nocionit, janë të kota.
Ky është reagimi i tij i plotë:
Bazuar në atë që deklaroi sonte kryeministri Kurti në RTK në lidhje me Zajdenicën/Asociacionin, që prej sonte kjo qeveri më nuk ka legjitimitet të qeverisë me vendin, sepse nuk përfaqëson më atë që e ka proklamuar në zgjedhje (edhe para zgjedhjeve) në lidhje me Zajdenicën, bile tashmë përfaqëson të kundërtën e asaj që ka premtuar në zgjedhje.
Relativizimet janë të kota, Zajdenica është Zajdenicë, nuk mund të bëhet kurrë as e mirë e as e pranueshme.
Shpresat për të bërë eskivazha gjatë zbatimit të Zajdenicës janë të kota.