Shkaku i krizës energjetike, Komuna e Podujevës ka vendosur ta kursej rrymën, duke e marr një vendim të papritur, transmeton Fol Drejt.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook, nga Komuna e Podujevës është njoftuar se kryetari Shpejtim Bulliqi e ka marrë vendimin për ndaljen e ndriçimit publik, jashtë zonës urbane.
“Duke qenë të vetëdijshëm për krizën energjetike në të cilën ndodhet vendi me reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike dhe shpalljes së gjendjes emergjente të energjisë elektrike nga ana e Qeverisë së Kosovës, kam marrë vendim që për një kohë të pacaktuar(deri në përmirësim të situatës)të ndalet ndriçimi publik jashtë zonës urbane të komunës, me qëllim të kursimit të energjisë elektrike për ekonomitë familjare.”
Ua kujtojmë se Republika e Kosovës e ka shpallur krizën energjetike, në dhjetor të vitit që iku. Institucionet kanë bërë thirrje vazhdimisht që qytetarët të kenë kujdes, respektivisht të kursejnë për aq sa është e mundur energjinë elektrike./FolDrejt/