Pedri ka thënë se Barcelona nuk është mjaft e mirë për të konkurruar në Champions League, pasi klubi u eliminua mbrëmë nga kompeticioni.
“Sigurisht, është një dështim, ne nuk e meritonim të vazhdojmë në Ligën e Kampionëve. Ne jemi një ekip shumë i ri, me shumë hapësirë për përmirësim, ne kemi bërë nënshkrime të shkëlqyera, por nuk ka mjaftuar për ne që të konkurrojmë në Champions League dhe është një zhgënjim i madh”, tha Pedri pas ndeshjes.
“Na mungojnë shumë gjëra, por duhet të jemi autokritikë. Është e vërtetë se në Mynih ne meritonim më shumë, në Milan kishte disa rrethana… por pasi pamë atë që ndodhi sot është parë se ne nuk jemi të përgatitur për të garuar në Champions League”, shtoi ai.
Fitorja e Interit kundër Viktoria Plzen siguroi që Barcelona të largohej nga fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve për të dytin sezon radhazi. Sikur të mos mjaftonte kjo, Barça u turpërua edhe më shumë nga humbja 3-0 në shtëpi ndaj Bayern Munichut, raporton Goal, transmeton FolDrejt.
Blaugranët kanë fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e tyre në kompeticion këtë sezon dhe tani janë në Europa League./FolDrejt/