Presidenti i Rusisë thekson se BE-ja nuk është një organizatë ushtarake apo një bllok ushtarako-politik, ndryshe nga NATO.
“Rusia nuk ka asnjë kundërshtim që Ukraina të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, i cili nuk është një organizatë ushtarake”, tha sot presidenti rus Vladimir Putin.
“BE nuk është një organizatë ushtarake apo një bllok ushtarako-politik, ndryshe nga NATO. Ne kemi folur gjithmonë dhe do të them gjithmonë se qëndrimi ynë është shumë i qartë për këtë çështje. Ne nuk kemi asgjë kundër hyrjes së Ukrainës,” tha Putin në takimin e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg./FolDrejt/