Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq i janë gëzuar vendimit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, pro liberalizimit të vizave për Kosovën, shkruan Fol Drejt.
“Përshëndes hapin e rëndësishëm të ndërmarrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza te qytetarëve të Kosovës ne hapësirën Shengen! Uroj që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndjehen njësoj si qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor!”, është shprehur Presidenti Begaj.
Ndërsa Abazoviq e ka cilësuar si lajm të mirë për Ballkanin Perëndimor:
“Lajm i mirë për fqinjët tanë, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor! Mali i Zi mirëpret vendimin e Këshilli të BE-së për dhënien e dritës jeshile për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”.
Shumë nga njohësit e proceseve konsiderojnë se 2024-ta pritet që ta gjej Kosovën të çliruar nga regjimi i vizave./FolDrejt/