Përmbylljen e vizitës në Kosovë, Presidenti, Bajram Begaj, zgjodhi ta bëjë në qytetin më të afërt me Shqipërinë.
Ai qëndroi në Prizren ku u prit nga i pari i kësaj komune, Shaqir Totaj, e bashkë me të kryen homazhe tek Lidhja e Prizrenit.
E para se Begaj të mbërrijë në Prizren, ai qëndroi goxha gjatë në kuvend. Ky është vendi ku kryetari i Shqipërisë kërkoi të takojë opozitarët. Qefin nuk ia prishi, kryeopozitari Memli Krasniqi, që u shfaq i pari në vendtakim. Njëjtë veproi edhe Ramush Haradinaj.
Si Haradinaj e Krasniqi nuk veproi Abdixhiku i LDK-së. Ky i fundit nuk i shkoi në takim Begajt në kuvend, me arsyetimin se për këso takimesh janë të hapur t’i kryejnë në selinë e partisë.
Mungesa kishte edhe nga minoritetet, në takim me Begajn shkoi vetëm Erxhan Galushi nga partia rome./KlanKosova/