Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka thënë Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, se Shqipëria vlerëson rolin e ShBA-së në procesin e negociatave Kosovë-Serbi, shkruan Fol Drejt.
“Me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit njëkohësisht dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, rikonfirmuam pozicionet e palëkundura të dy vendeve tona, për të ardhmen euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.”, shkroi Begaj në Facebook.
Begaj shtoi se gjatë takimit ka vlerësuar partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe ShBA-së, si dhe ka shprehur mirënjohjen për kontributin e ShBA-së në rritjen e kapaciteteve kibernetike të Shqipërisë.
“Nënvizova rolin e paçmuar që Shtetet e Bashkuara dhe Escobar kanë luajtur në procesin e negociatave Kosovë-Serbi.”, tha tutje Begaj. /FolDrejt/