Sot në Tiranë do mbahet samiti i Procesit të Berlinit, i pari ky që ndodh jashtë kufijve të BE-së.
Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook e konsideron këtë samit, i cili do bëjë bashkë liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si një ngjarje historike për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe rajonit.
“Mbajtja sot në Tiranë e Samitit të Procesit të Berlinit është një ngjarje e madhe historike për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe rajonit. I uroj mirëseardhje dhe suksese delegacioneve pjesëmarrëse”, ka shkruar presidenti i Shqipërisë, Begaj.