Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Çlirimit, ndërsa ka falënderuar ShBA-të dhe NATO-n për rolin e tyre në çlirimin e vendit, raporton Fol Drejt.
“Gëzuar Ditën e Çlirimit Kosovë!
Nderim përjetë heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, shkroi Begaj në Facebook.
Ai shprehi mirënjohje ndaj partnerëve tanë strategjikë ShBA-ve dhe NATO-s. /FolDrejt/