Kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar pritet të shpallet më 5 shtator.
Një afat kohor i tillë u përcaktua mbrëmjen e së hënës, bëjnë të ditura mediat britanike, transmeton Fol Drejt.
Ani pse, Boris Johnson do të qëndrojë si kryeministër i përkohshëm për rreth dy muajt e ardhshëm, derisa të konfirmohet lideri i ri.
Sir Graham Brady, kryetar i ”1922 Committee”, tha se lideri i ri do të shpallet më 5 shtator pasi deputetët të kthehen nga pushimet verore, por nuk do të thotë se kur do të bëhet votimi përfundimtar./FolDrejt/