Komisioni Evropian ka bërë publik raportin për Kosovën.
Në bazë të këtij raporti, bëhet e ditur se periudha e raportimit përputhet me vitin e parë të qeverisjes nga Levizja Vetëvendosje, transmeton Fol Drejt.
Raporti i bën kritikë punës në Kuvend, teksa thuhet se puna e Kuvendit vazhdoi të ndikohet negativisht nga një atmosferë e polarizuar politike dhe vështirësi në arritjen e kuorumit vendimmarrës.
Në anën tjetër, një lloj progresi është shënuar në luftën kundër korrupsionit, por që megjithatë kërkohet ende shumë punë.
Ndërkaq, është parë me urgjencë marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, si mënyrë përmes së cilës dy vendet mund të ecin në rrugën evropiane.
“Puna e Kuvendit vazhdoi të ndikohet negativisht nga një atmosferë e polarizuar politike dhe vështirësi në arritjen e kuorumit vendimmarrës, edhe pse qeveria mbështetet në një shumicë të fortë. Kjo është pjesërisht për shkak të menaxhimit të dobët të agjendës legjislative nga ana e shumicës, por edhe për shkak se deputetët e opozitës abstenuan nga votimi për të penguar miratimin e legjislacionit”.
“Kosova është në një fazë të hershme/ka një nivel të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit. Gjatë periudhës raportuese është bërë njëfarë progresi me miratimin e legjislacionit të rëndësishëm kundër korrupsionit. Ekziston nevoja për të përmirësuar zbatimin e kornizës së përgjithshme ligjore. Nevojiten përpjekje të vazhdueshme për të arritur hetime më proaktive, vendime gjyqësore përfundimtare dhe konfiskim përfundimtar të aseteve. Pavarësisht përpjekjeve të bëra tashmë, ekziston nevoja për vullnet të fortë politik për të vazhduar trajtimin efektiv të rreziqeve të korrupsionit sistemik dhe një përgjigje të fortë të drejtësisë penale ndaj korrupsionit të nivelit të lartë”, thuhet në raport./FolDrejt/