Një makinë është shkrumbuar në Rrugën e Kombit.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga Abcnews.al, makina është e shkrumbuar totalisht dhe ka mbetur prej saj vetëm struktura metalike.
Bëhet fjalë për një makinë “G Class” vlera e të cilave shkon nga 10 mijë deri në 200 mijë euro. Në vendin e ngjarjes duket se kanë shkuar forcat zjarrfikëse por ka qenë tepër vonë për të shpëtuar makinën pasi është shkrumbuar plotësisht. Deri në këto momente nuk është raportuar për persona të lënduar.
Pritet reagimi nga policia për të përcaktuar shkaqet e këtij zjarri në “G Class”./abcnews.al/