Gazetari i njohur Mirlind Behluli ka reaguar pas shpërndarjes së videos ku shihet një infermiere teksa ushtron dhunë ndaj një të moshuare në një qendër kujdesi për pleqtë, në Pejë, shkruan Fol Drejt.
Behluli e ka cilësuar videon si të tmerrshme ndërsa ka kërkuar nga shteti që t’i hetojë këto qendra.
“E tmerrshme rrahja e pacientes së moshuar nga infermieret. Infermieret duhet me u dënu ashpër. Qendra ku ka ndodh rasti duhet të mbyllet. Shteti duhet me fillu inspektimin në krejt qendrat e kujdesit, që me shume gjasë janë qendra të dhunës e denigrimit ndaj të moshuarve” – ka shkruar Behluli.
Autoritetet sot bënë me dije që infermierja që shihet në video duke e goditur me shuplaka të moshuarën, është arrestuar, mirëpo ende nuk dihet nëse ka filluar një hetim më i zgjeruar mbi rastin./FolDrejt/
VIDEO +16/ Mjerim! Ndodh në Kosovë, infermierja e rrah me shuplaka gruan e moshuar