Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknokologjisë dhe Informacionit (MASHTI), ka propozuar që të ripërsëriten procedurat e thirrjes publike për nominimin dhe vetë-nominimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), shkruan Fol Drejt.
Këtë e tha Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavcit gjatë mbledhjes së qeverisë të mërkurën.
“Këtë propozim e kam bërë bazuar në thirrjen publike për nominimin dhe vetë-nominimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe në raportin e Komisionit për shqyrtimit të aplikacioneve. Deri në procedim të propozimeve në Qeveri nuk ka ekzistuar asnjë arsye ligjore apo teknike për të vendosur ndryshe, pas datës 23 maj jemi njoftuar për disa adresime për disa lëshime teknike”.
Për këtë ajo propozoi që MASHTI të përsëris procedurat e thirrjes publike për nominimin dhe vetënominimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.