Biznesmeni dhe politikani kosovar Behgjet Pacolli ka bërë iftar bashkë me kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavën.
Ata janë parë të shoqëruar edhe nga disa persona të tjerë, teksa njoftimin për këtë e ka bërë Behgjet Pacolli në profilin e tij në Facebook.
“Është gjithmonë e këndshme kur njerëzit shprehin mirënjohje dhe respekt për njëri-tjetrin në jetën e tyre, e sidomos në ditët e shenjta. Besimtarët myslimanë duhet të vazhdojnë të krijojnë një atmosferë pozitive dhe me bashkëjetesë, me njëri tjetrin edhe me komunitete tjera fetare duke ndarë dinjitetin dhe duke mbrojtur vlerat njerëzore.
Miku im Remziu sonte na nderoi të gjithëve me një iftar shumë të bukur. Krerët e BIK, në krye me Myftiun Tërnava, ishin aty. Ky iftar u kuptua si një shenjë respekti për prindin e Remziut i cili në kujtesën tonë mbetët shumë i nderuar dhe i dashur”, ka shkruar Pacolli, transmeton Fol Drejt.