Kenia ka vendosur të njohë pasaportat e Kosovës dhe të zyrtarizojë fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat me interes të përbashkët, tha kreu i Aleancës për Kosovën e Re (AKR), Behgjet Pacolli.
“Sot, vizitova në Nairobi Presidentin e Republikës së Kenias, mikun tim, William Ruto, për ta falënderuar për miqësinë e tij ndër vite. Gjatë takimit ai më njoftoi se ka marre vendim me të cilin Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Njohja e pasaportes së Republikës së Kosovës është hapi i parë i konkretizimit. Ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian.”, ka shkruar Pacolli në Facebook, transmeton Fol Drejt.