Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se është takuar me Dritan Abazoviçin, i cili është propozuar si mandatar për kryeministër në Mal të Zi.
“Ishte kënaqësi të takoj Kryeministrin e ardshëm të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, një Kryeministër jo i rendomtë, me energji dhe ide për të përmbush kushte për të lënë gjurmë historike”, ka thënë Pacolli në postimin e tij, transmeton FolDrejt.
Ajo çka bie në sy tek Pacolli, janë gabimet e shumta drejtshkrimore që i ka bërë e të cilat nuk janë të rralla edhe në postimet e tjera të tij.
Përveç “ardshëm” që është dashur të shkruhej “ardhshëm” dhe “rendomtë” që është dashur të shkruhej “rëndomtë”, vërejmë edhe gabime logjike e sintaksore në formulimin e fjalisë./FolDrejt/