Behgjet Pacolli është rizgjedhur edhe njëherë kryetar i Aleancës Kosova e Re.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky subjekt politik ka hapur një kapitull të ri që, sipas tij, do të prezantohet si alternativë liberale në vend.
“Kosova është në një moment kritik, ku më shumë se kurrë ka nevojë për unitet dhe konsensus për temat kryesore. Bota po ndryshon dhe ne duhet të gjejmë vullnetin për të kapërcyer sfidat e mëdha së bashku. AKR-ja do të kthehet me një vizion, program dhe ekip të ri që do të ofrojë alternativë politike dhe ekonomike në vend”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.