Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se Zimbabve e ka njohur pasaportën e Kosovës.
Pacolli përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se gjatë qëndrimit në New York ka zhvilluar takime të rëndësishme për vendin.
Pacolli po ashtu deklaroi se lobimi për Kosovën duhet të shndërrohet në prioritet.
“Gjatë qendrimit tim në Nju Jork, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë Gjenerale të OKB, zhvillova një numër takimesh me rëndësi për vendin. Takime të nivelit të lartë zhvillova me presidentin e Zimbabvesë Emerson Mnangagwa të cilin e falenderova për vendimin e njohjes së pasaportës së Kosovës dhe u pajtuam për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.“, ka shkruar Pacolli ndër të tjera në profilin e tij në rrjetin social Facebook./FolDrejt/